Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen në premierën e serialit “All’s Fair” në Meksikë, ku u shfaq me një fustan provokues që theksonte format e saj trupore.
Ylli amerikan i reality show-t u paraqit me një paraqitje të guximshme në tapetin e kuq, duke u bërë një nga personazhet më të komentuara të mbrëmjes. Fustani i saj, me prerje të theksuara, rrezikonte të zbulonte më shumë seç duhej, ndërsa Kim pozoi para fotografëve.
Por, përtej paraqitjes së saj në tapetin e kuq, Kim po tërheq vëmendjen edhe për deklaratat e fundit rreth jetës personale dhe marrëdhënies me ish-bashkëshortin, reperin Kanye West.

“Është një barrë e madhe” – Kim flet për bashkëprindërimin me Kanye West
Në librin e ri biografik Citizen Kim: The Woman Who Created the Future, të shkruar nga gazetari Jonathan Van Meter, Kim ka folur hapur për sfidat e bashkëprindërimit me Kanye, me të cilin ka katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Ajo ka pranuar se shqetësohet vazhdimisht për ish-bashkëshortin, pavarësisht vështirësive që kanë pasur në marrëdhënien e tyre.
“Ky është babai i fëmijëve të mi dhe nuk do të ndalem kurrë së shqetësuari për të”, ka thënë Kim, duke e përshkruar këtë ndjenjë si një barrë të madhe kur ke fëmijë me dikë me të cilin nuk ke domosdoshmërisht marrëdhënie të mira.
Ylli televiziv ka treguar gjithashtu se përpiqet t’i mbrojë fëmijët nga problemet mes prindërve dhe nga komentet negative që mund të dëgjojnë për të atin. Ajo dëshiron që ata të ruajnë një marrëdhënie të mirë me Kanye dhe familjen e tij.
Kim ka zbuluar se komunikimi mes tyre është i kufizuar dhe se, në disa raste, ajo komunikon me të përmes bashkëshortes së tij, Bianca Censori, ose menaxherit të reperit. Megjithatë, ajo vazhdon ta mirëpresë në shtëpinë e saj për të kaluar kohë me fëmijët.
Pavarësisht ndarjes dhe vështirësive të së kaluarës, Kim duket e vendosur që fëmijët të mos vuajnë pasojat e marrëdhënies së ndërlikuar mes prindërve.

Ndërkohë, paraqitja e saj në Meksikë dëshmon edhe një herë se Kim di të tërheqë vëmendjen si me stilin e saj të guximshëm, ashtu edhe me deklaratat personale që bëjnë bujë në mediat rozë.
Burimi: botasot.info


