Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

April 17, 2022
1 minut lexim

Sipas sinoptikanes Lajda Porja mbi vendin tonë mbizotëron mot i kthjellët, me temperatura maksimale deri në 26 gradë C, por e diela parashikohet me ndryshime drastike.

Porja është shprehur se që të shtunën në mbrëmje kthehen vranësirat dhe të dielën priten reshje shiu dhe rënie temperaturash deri në 16 gradë C.

Sipas Porjes, java që vjen do jetë e paqëndrueshme, me alternime ditësh me diell e reshje, por jo në intensitet të lartë. Ndër të tjera ajo theksoi se deri me datë 25 prill situata parashikohet të jetë në këto kushte atmosferike.

“E gjithë java do jetë kështu, alternim i ditëve me diell dhe me shi. Deri më 25 prill reshjet do jenë të pranishme në territor. Në fakt dhe kjo e diel nuk është e ngjashme me të dielën e shkuar, kur kishte rrebesh, reshjet do jenë më të pakta. Parametri më problematik janë temperaturat e ulëta. Do jetë si një ditë vjeshte, jo shumë e ftohtë.

Reshjet do jenë të dobëta, me intensitet të ulët, nuk priten reshje intensive deri në mes të javës tjetër”, tha Porja.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arrestohet gruaja për manikyrin e thonjve me flamurin ukrainas

Story i radhës

Greva në arsim, sot pritet vendimi i SAShK-ut!

Të fundit nga

​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi. Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2024. Kampionatin e kryeson Dinamo City me 34 pikë dhe blutë janë ekipi me sulmin më të mirë deri në këtë
ShkoLartë