Sot në vendin tonë do të mbajë mot i qëndrueshëm. Mëngjesi parashihet të jetë relativisht i freskët dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.
Vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës.
Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënojë vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).