parashikimi i motit per sot dhe per ditet ne vijim 622d8ce05c1ff

Parashikimi i motit për sot dhe për ditët në vijim

March 13, 2022
1 minut lexim

Mot stabil në ditët e ardhshme, shumë ftohtë e me ngrica në fundjavë. Javën e ardhshme temperaturat në rritje, parashikon “Prishtina Weather”.

Në ditët e para të javës do të mbajë mot i kthjellët, e me diell gjatë ditës. Përgjatë mëngjesit me ngrica.  Të mërkurën do të ketë shtim të vransirave, e më vonë në mbrëmje me mundësi për reshje të dobëta shiu.

Datat:

13.03 – Kryesisht me diell, ditën edhe vransira kalimtare.  Në mëngjes ngrica.

14.03 – Kthjellët dhe me diell.  Ngrica orëve të mëngjesit.

15.03 – Kthjellët dhe me diell.  Orëve të mëngjesit ngrica.

16.03 – Vransira dhe intervale me diell.  Në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat mjaft të ulëta në fundjavë, e më pas nga e hëna në rritje.  Minimalet zbresin deri në -8C e -9C, derisa maksimalet shënojnë rritje deri në 5C të dielen, e të martën e mërkurën në 11C e 13C.

Erërat do të fryjnë me intenzitet mesatare nga verilindja ditën e shtunë 5-10m/s, e ditëve vijuese drejtimesh më të ndryshme të lehta 1-4m/s.

Shtypja atmosferike në rritje shumë lart mbi vlera normale.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

7 vjet nga pranimi i kosoves ne fiba 622d8cdc8ba8a
Story i mëparshëm

​7 vjet nga pranimi i Kosovës në FIBA

qarja biseda shprehja e emocioneve cilat jane ndryshimet kryesore midis foshnjave djem dhe vajza 622d9585175ce
Story i radhës

Qarja, biseda, shprehja e emocioneve: Cilat janë ndryshimet kryesore midis foshnjave djem dhe vajza?

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë