parashikimi i motit per fundjave temperaturat do te shenojne ulje 642720e87b853

Parashikimi i motit për fundjavë, temperaturat do të shënojnë ulje

March 31, 2023
1 minut lexim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të ketë mot të ndryshueshëm, me intervale me diell, vranësira e reshje shiu. 

Sipas IHMK-së, ditën e shtunë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta, reshje shiu e rrufe.

“Do të ketë rritje të temperaturave, ndërsa presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales”.

Ndërsa të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por edhe intervalet me diell, vende-vende vranësirat parashihen të sjellin edhe riga shiu.

“Temperaturat minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë celsius.  Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12m/s”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

arrestohet 32 vjecarja nga nje fshat i gostivarit kanosi me thike punetoret ne spitalin modular 64271f4431929
Story i mëparshëm

Arrestohet 32-vjeçarja nga një fshat i Gostivarit, kanosi me thikë punëtorët në Spitalin Modular

deputetja shqiptare mohon akuzat se eshte financuar nga rusia 6427215f44246
Story i radhës

Deputetja shqiptare mohon akuzat se është financuar nga Rusia

Të fundit nga

ShkoLartë