Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike të ndikuar nga masa ajrore të thata me origjinë verilindore.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara përgjatë relieveve malore.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje të dobëta dëbore. Në rrugë parashikohen ngrica të forta të cilat në zonat e thella malore do të qëndrojnë edhe gjatë orëve të ditës.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare në bregdet me shpejtësi mesatare 3-8m/s dhe në bregdet dhe lugina deri në 12-15m/s. Valëzimi në dete parashikohet  i forcës 1-2 ballë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

23 vjet nga vrasja e piktorit Kadri Kadriu

Story i radhës

Rusia granaton qytetin Dnipro të Ukrainës

Të fundit nga