Parandalohet krimi në familjen shqiptare, babë e bir kërcënojnë me armë vëllain për pronat

August 14, 2023
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Tiranë. Mësohet se babë e bir kanë kërcënuar me armë të vëllain. Shkak mendohet se kanë qenë pronat.

Sakaq, gjatë kontrollit në banesën e tyre, policia u ka gjetur 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gate”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti për motive pronësie mes dy vëllezërve.

Vihen në pranga një 59-vjeçar dhe djali i tij, pasi kanosën për motive pronësie, familjarin e tyre (vëllanë e 59-vjeçarit).

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak i llojeve të ndryshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt për motive pronësie, mes dy vëllezërve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gate”, për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.

Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve 59 vjeç dhe, 27 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, vëllain e 59-vjeçarit. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Joshua-Wilder, ja kur do të zhvillohet dueli historik

Story i radhës

KRU “Prishtina” për liqenin e Batllavës: Bukuri që s’do koment

Të fundit nga

ShkoLartë