Në një njoftim të Qendrës së Paraburgimit në Prizren thuhet se sot rreth orës 11:00, zyrtarët korrektues kanë parandaluar futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
“Sot, rreth orës 11:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë realizuar një kontrollë mbi kulmin e institucionit, ku kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores.
Pas verifikimit të llojit të kontrabandës është konstatuar se në një qese në mënyrë të kamufluar, të hedhur nga jashtë kanë qenë të mbështjella një Telefon Samsung dhe një sasi e dyshuar e substancës narkotike”, thuhet në njoftim.