Kremlini thotë se Grossi nuk do të takohet me Putinin gjatë vizitës në Moskë

Kremlini tha më 6 shkurt se shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, nuk do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Moskë këtë javë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se Grossi do të takohet me zyrtarët e e kompanisë shtetërore ruse për energji atomike, Rosatom, dhe zyrtarë të ministrisë së Jashtme dhe se Moska pret “dialog përmbajtjesor”.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Grossi ishte në Rusi për të diskutuar mbi krijimin e një zone sigurie rreth centralit bërthamor në Zaporizhja në jug të Ukrainës, por ende nuk ka rezultate konkrete.

Vendimi për të dërguar ekipe të IAEA-s në të centralet bërthamore ishte pjesë e një përpjekjeje për të shmangur një katastrofë në zonën e luftës.

IAEA ka shprehur vazhdimisht shqetësime për sigurinë në Zaporizhja.

Ky central bërthamor – më i madhi në Evropë dhe ndër dhjetë më të mëdhenjtë në botë – ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth centralit, të cilat kanë rritur shqetësimet për katastrofë bërthamore./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një iPhone Ultra që kushton më shumë sesa Pro Max pritet të debutojë vitin e ardhshëm

Story i radhës

​Parandalohet futja e narkotikëve në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez