Parandalimi i dhunës në Shkolla

January 31, 2022
1 minut lexim

Të gjithë nxënësit kanë të drejtë të mësojnë në një mjedis të sigurt shkollor. Lajmi i mirë është se dhuna në shkollë mund të parandalohet. Shumë faktorë kontribuojnë në dhunën në shkollë. Parandalimi i dhunës në shkollë kërkon adresimin e faktorëve që i vënë të rinjët në rrezik ose i mbrojnë nga dhuna.

Hulumtimet tona të realizuara përmës anketave tregojnë se përpjekjet parandaluese nga mësuesit, prindërit, dhe madje edhe nxënësit mund të reduktojnë dhunën dhe të përmirësojnë mjedisin shkollor.

Tekstet e pytësorëve dhe broshurave informuese kane pasur karakter sensibilizues për nxënësit, dhe janë dizajnuar që të adresojnë fushen e dhunës fizike dhe psikologjikë.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se dhuna jo vetëm që rezulton në lëndime fizike, por gjithashtu shkakton tendosje mendore.

Drejtori i Ojq ‘Rinia’ z. Liridon Istrefaj, ka theksuar se në vazhdimësi jemi duke i përkrahur të rinjët në menyrë vullnetare, ku kemi realizur projekte të shumta parandaluese në pësë vitet e fundit ne Shkollat fillore dhe te mësmë të Komunës se Deçanit, dhe janë shperndare qindra broshura në shkolla fillore dhe të mesme që synojnë të parandalojnë dhunën duke forcuar vetë-pohimin mes nxënësve dhe duke përmirësuar klimën në shkolla.

Po ashtu, tranjmet tona synojnë të rrisë ndërgjegjësimin për dhunën në shkolla dhe të njohë nxënësit me mjetet e duhura parandaluese.

Të rinjët ishin shumë falënderues dhe mirënjohës për mundësinë e dhënë, dhe të gjithë ishin të interesuar që ky projekt të vazhdojë edhe më tutje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cristiano Ronaldo dhe lojtarët e Man Unitedit fillojnë të mos-ndjekin Greenwood në rrjetet sociale

Story i radhës

SPB Tetovë jep detaje për shpëtimin e dy alpinistëve në Malin Sharr

Të fundit nga

ShkoLartë