Paramilitarizmi dhe paramilitarët partiak…

November 6, 2022
min lexim

Se nuk është hera e parë që shërbimi sekret i ndërtuar gjatë luftës të abuzohet, tregoi edhe rasti i Kosovës. Më e keqja është se SHIK-u i krijuar me sukses gjatë luftës, dështoi pas luftës, dështoi ngase institucionet kosovare u dorëzuan shumë herët nga uragani i presionit të ndërkombëtarëve, duke zhveshur pushtetin faktik, nga ai vendimmarrës në atë shërbyes. Që nga atëherë ishte vështirë të kontrollohej SHIK-u, ngase influenca e shërbimeve sekrete të ndryshme që ishin prezente në Kosovë përmes UNMIK-ut dhe EULEX-it ishte e madhe.

Kosova ishte bërë terren i përshtatshëm i shit-blerjes së informatave sekrete, ngase institucionet ‘filizë” të Kosovës nuk kishin ndonjë përvojë në ndërtimin e shtetit, shumica e të punësuarve nëpër ministri ishin të papërvojë, e vetmja gjë që kishin mësuar nga sistemi kriminel i Serbisë ishte krimi i organizuar, reketimi, ryshfeti… duke krijuar binomin e kriminelëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Më e keqja e gjithë kësaj ishte se kjo e keqe që po shtrihej gati në të gjitha institucionet vendore kishte si arsyetim bizar “patriotizmin”.

Ndërtimi i shtetit shikohej nga prizmi partiak, dhe benefitet që sillte angazhimi në partitë politike, kështu jo që ndërtohej shteti, por ai parcializohej dhe dobësohej dukshëm, pa të drejtë. Partitë politike në marshimin e tyre partiak krijuan shërbimet sekrete partiake dhe loja politike dalëngadalë po sharronte në lymin e krimit dhe luftën e pashpallur të shërbimeve sekrete partiake, që si qëllim parësor kishte shtrirjen e ndikimit në ndërmarrjet publike, aty krijohej edhe pasurimi i përnjëhershëm i liderëve politikë, nuk mund të thuhet që ndonjëri nga udhëheqësit partiak ishte imun nga kjo formë e pasurimit të shpejtë.

Edhe institucioni i krijuar për privatizimin e ndërmarrjeve si ai i AKM-së e AKP-së, pa ndonjë kornizë adekuate ligjore, ishte qendër e mashtrimit dhe vjedhjes së pasurisë kombëtare, ata janë përgjegjësit kryesor të dështimit dhe gjeneratorët e shkallës së lartë të papunësisë në Kosovë. Aty adresohen edhe vjedhjet e shumta të pronës “shoqërore”-publike; nuk ka sesi të arsyetohen as sindikatat lokale dhe ato qendrore që lejuan plaçkitjen e ndërmarrjeve publike dhe largimin e dhunshëm të punëtorëve nga uzinat, të cilat i kishin ndërtuar vetë me djersën e tyre, por edhe me ndihmën e taksapaguesve kosovarë, të cilët padrejtësisht u vodhën, u vjedhë edhe pasuria e krijuar e pensionistëve kosovarë…

Nuk ka nevojë për ndonjë investigim të veçantë, vetëm shiko si jetojnë politikëbërsit…, shiko ekstravagancën dhe derdhjen e tepruar të parasë publike nëpër tubimet elektorale, edhe kur mbahen zgjedhjet për vendet vakante të të parëve nëpër komuna, aty mund t’i gjesh kriminelët e të gjitha ngjyrave, ideologjive, aty ke orgjinë e estradistëve muzikorë, ke pornografinë politike-publike, e si mund t’i quash ndryshe ata që zhvatin mjetet publike duke mashtruar elektoratin, pa u skuqur fare?

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LISTA/ Shtetet për nga siguria në botë, ku renditen Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

Story i radhës

​Rrëzohet avioni në Tanzani, të paktën 19 të vdekur

Të fundit nga

ShkoLartë