“Paralizohet” Elbasani, trafik i dendur në çdo aks të qytetit

1 minut lexim

Qyteti i Elbasanit është paralizuar nga trafiku nga të gjitha hyrjet dhe daljet e tij.

Trafiku kilometrik vihet re në çdo orë të ditës, ndërsa në mbrëmje rëndohet qarkullimi i mjeteve në akset hyrëse Tiranë – Elbasan, Cërrik – Elbasan dhe Librazhd – Elbasan.

Ardhja e emigrantëve për festa dhe lëvizjet e shtuara në këtë kohë të vitit e kanë kthyer Elbasanin në një nyje të vështirë për mjetet.

Mungesa e një By Pass-i e vështirëson gjithnjë qarkullimin në unazën e këtij qyteti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Jep dorëheqje kryetari i skuadrës së Ligës së Parë

Story i radhës

Gashi komenton dialogun Kosovë-Serbi: Kapiten Albin Kurti, në bankë rezervë janë opozita

Të fundit nga