paralajmeron stoltenberg nato s mund ti duhet rritja e forcave ne lindje 6230acbd83fff

Paralajmëron Stoltenberg: NATO-s mund t’i duhet rritja e forcave në lindje

March 15, 2022
1 minut lexim

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë të martën se pushtimi rus në Ukrainë ka krijuar “një realitet të ri të sigurisë” në Evropë.

Ai ka thënë se pozicioni ushtarak i NATO-s duhet të jetë i gatshëm për këtë realitet të ri.

Liderët e NATO-s do të diskutojnë të mërkurën për masat konkrete për të riforcuar sigurinë në periudhë afatgjatë, ka thënë Stoltenberg.

Sa u përket forcave tokësore, këto masa mund të përfshijnë “më shumë forca” në anën lindore të aleancës.

Ne do të konsiderojmë mundësinë “e rritjes së madhe” të forcave tona ujore dhe forcimin e mbrojtjes ajrore.

Stoltenberg ka thënë se të gjitha këto veprime do të kenë kosto, mirëpo ka mirëpritur vendimin e Gjermanisë dhe vendeve tjera të NATO-s për rritje të fondeve.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ja si e uron vajzen e tij princeshe personazhi i njohur sado maksuti 6230ac858a295
Story i mëparshëm

Ja si e uron vajzën e tij Princeshë personazhi i njohur Sado Maksuti!

banoret kerkojne nga mmphi te mos ta shfuqizoje planin rregullues per kalabrine 6230ad33c7ec0
Story i radhës

​Banorët kërkojnë nga MMPHI të mos ta shfuqizojë Planin Rregullues për “Kalabrinë”

Të fundit nga

ShkoLartë