Paralajmëron Arjan Çani: Kryeministri është i shqetësuar, do e marrim vesh pak më vonë

October 21, 2022
1 minut lexim

Deputetit Agron Shehaj i kanë mbyllur biznesin për 20 dite pa asnjë arsye dhe vetëm ditën e sotme, pasi e denoncoi këtë gjë në Parlament, u përgjigj kryeministri Edi Rama që pretendoi se biznesi i tij gjendet në godinë pa leje. 

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Rama është i shqetësuar kohët e fundit dhe se këto veprime që bën, do ti kthehen kundër. 

“Nuk mundesh dot si kryeministër të godasësh njësoj, si një personazh me perceptim negativ, ashtu edhe Agronin që ka perceptim pozitiv. Këtu humbet Rama.

Nga informacioni që kam, ai ka një shqetësim të madh. Do e marrim vesh pak më vonë.

Pyeta Agronin, a e ke menduar mirë, sepse mund ti humbasësh të gjitha? Nuk kemi të bëjmë me sistem me standarte këtu. Agroni vjen nga bota e biznesit. Ja bëra këtë pyetje. Kisha një parandjenjë që njerëz si Agroni do të sulmohen fort në këtë vend edhe pse është në disfavor të qeverisë.

Në këtë vend shumë njerëz janë dorëzuar dhe thonë nuk kemi çfarë bëjmë.

Por, ka edhe njerëz me ideale”, tha Çani. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Më hapi sytë”, Princ Harry rrëfen problemet me shëndetin mendor

Story i radhës

Tërmeti ‘shkund’ shtetin pranë Shqipërisë, ja sa ishte magnituda

Të fundit nga

Pensionistëve po u kthehet dinjiteti!

3 Shkup, 8 janar – Me sa ngjanë po bëjnë punë të duhur, pasi në veprimet e para të menjëhershme të qeverisë aktuale ishte trajtimi i duhur dhe adekuat i kategorisë më

Konfirmohet shkaku i vdekjes së Liam Payne!

Shkaku i vdekjes së Liam Payne është konfirmuar në një hetim në Angli pasi ylli i One Direction ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aries, Argjentinë. Payne ishte duke qëndruar
ShkoLartë