Paralajmërohet ndërprerje e përkohshme e ujit të pijës në Skenderaj

1 minut lexim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka paralajmëruar ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në qytetin e Skenderajt.

KRU “Mitrovica” e ka bërë këtë paralajmërim sepse ekipet e mirëmbajtës së rrjetit të ujësjellësit sot do të intervenojnë në sanimin e defekteve në disa rrugë.

Këto intervenime do të bëhen në rrugët “Fadil Rrustemi”,“UÇK” dhe “28 Nëntori”.

Këto rrugë gjenden në “Lagjen 2”, prandaj pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes”, thuhet në njoftim.

KRU “Mitrovica” i ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e tyre.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbi 100 të vrarë, luftime të ashpra në shtetin afrikan mes ushtrisë dhe militantëve të Al-Shabaab

Story i radhës

Javë evropiane për Egnatian dhe Partizanin, do të luajnë në Islandë e Gjeorgji të enjten

Të fundit nga