mexhiti me mesazh te kujdesemi per shendetin e grave dhe per rendesine e diagnostikimit te hershem te kancerit te gjirit 671e074c0fa49

Mexhiti me mesazh: Të kujdesemi për shëndetin e grave dhe për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit

October 27, 2024
1 minut lexim


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, mori pjesë në Marshin simbolik organizuar me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Ai tha se kjo ishte një ditë e rëndësishme, një thirrje për ndërgjegjësim dhe shpresë, një mesazh solidariteti që na bën për të qëndruar pranë atyre që luftojnë me kurajë.


“Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit – një thirrje e fuqishme për tu kujdesur për shëndetin e grave dhe për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.
Sot, bashkë me Forumin e Gruas të Lëvizjes Demokratike, u bashkuam në një marsh simbolik për të shënuar këtë muaj dhe për të mbështetur të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje”, vuri në dukje Mexhiti.

Mexhiti përkujtoi se kontrollet e rregullta dhe zbulimi i hershëm janë hapa vendimtarë në rrugën drejt fitores mbi këtë sëmundje.
Për në fund përçoi porosinë që të kujdesemi, të mbështesim dhe të japim shpresë për çdo grua që sot përballet me këtë sfidë!

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

skema e re piramidale grok pasardhese e konti it u shua per me pak se tre jave 671e00819820a
Story i mëparshëm

Skema e re piramidale “Grok” – pasardhëse e “Konti”-it, u shua për më pak se tre javë

alarmi ne shkolla per camcakezin qe pergjum nxenesit reagon policia 671e0927e93b5
Story i radhës

Alarmi në shkolla për çamçakëzin që përgjum nxënësit, reagon policia

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë