Paraburgim për dy persona të cilët dogjën me benzin veturën e ish kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov

April 29, 2022
1 minut lexim

Paraburgim prej 30 ditësh është caktuar për dy persona të cilët me dashje i kanë derdhur benzinë, e më pas i kanë djegur veturën ish-kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov. Makina është djegur më 9 mars para shtëpisë së familjes Shilegov, ndërsa Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj dy personave të moshës 24 dhe 22 vjeçare, të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale – e rëndë, vepra kundër sigurisë publike nga neni 292 paragrafi 1 lidhur me nenin 288 paragrafi 1 dhe lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.

Në kallëzim penal për të njëjtën ngjarje është përfshirë edhe një person tjetër për të cilin prokurori publik kompetent ka marrë vendim që ta refuzojë akuzën, pasi për të nuk janë ndjekur sipas detyrës zyrtare.

“Më datë 9 mars, dy bashkëpunëtorët e dyshuar kanë shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën apo trupin e personave me flakë. I dyshuari i parë ka thirrur një taksi në Gjorçe Petrov dhe ka hyrë në sediljen e bashkë-shoferit, me një tub plastik me lëng të verdhë. Ai i tha taksistit që të shkonte në rrugën Kozle, ku i dyshuari i dytë hipi në automjet. Gjatë rrugës, të dy ranë dakord për mënyrën se si do të kryenin krimin. Ata kanë zbritur nga taksia në bulevardin Partizanski Odredi dhe kanë vazhduar të ecin. Kur kanë mbërritur në Rrugën e Meksikës, dy të dyshuarit kanë derdhur lëng mbi një Audi Q5 të parkuar dhe i kanë vënë flakën. Flakët janë përhapur, kështu që përveç makinës Audi është djegur plotësisht edhe vetura Volkswagen Passat, ndërsa janë prekur dhe dëmtuar pjesërisht dy makina të tjera dhe një objekt. Me këtë të dyshuarit kanë shkaktuar dëme më të mëdha materiale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup që të caktohet masa e paraburgimit për dy të dyshuarit, pasi ekzistojnë rrethana që tregojnë se ata mund të ikin, të ndikojnë mbi dëshmitarët ose ta përsërisin veprën penale. Gjyqtari e pranoi propozimin dhe të dyshuarve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gazetarët e sportit zgjedhin Salah si futbollistin më të mirë të vitit në Premier Ligë

Story i radhës

Kovaçevski për 100 ditët e Qeverisë: Po qeverisim ndershëm dhe me përgjegjësi

Të fundit nga

Премиум ЏЕКПОТOТ на Видеолотарија со добивка Мерцедес Бенз е 220 д, влезе во зона на паѓање

Ги одбројуваме последните денови од 2024 и се радуваме заедно со нашите ВЛТ играчи. Видеолотарија Касинос Австрија со задоволство и возбуда ја споделува информацијата дека празничната ВЛТ добивка-ПРЕМИУМ ЏЕКПОТ со фантастичниот МЕРЦЕДЕС
ShkoLartë