Paraburgim për banorin e Haraçinës, u kap duke transportuar emigrantë nga Irani

November 20, 2024
1 minut lexim


Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditor ndaj 35-vjeçarit me iniciale A.B. nga Haraçina e Shkupit, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se i njëjti në ora 05:20 gjatë ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Milici” në Gjevgjeli, është kapur duke transportuar emigrantë nga Irani.

“Punonjësit e policisë kanë vërejtur se si një grup emigrantësh kanë hyrë në veturën “Chrysler” me targa të Shkupit, me të cilën ai drejtonte. Automjeti u ndalua dhe pranë tij u gjetën nëntë emigrantë nga Irani, që më parë kishin dalë nga automjeti”, shtojnë nga MPB.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA-ja e mbyll Ambasadën në Kiev shkaku i rrezikut nga sulmi ajror

Story i radhës

Vrau me thikë 14-vjeçarin Martin Cani, autori ende nuk është marrë në pyetje! Të miturit i komunikohet masa e arrestit në burg në ambientet e spitalit privat

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë