Para sanksioneve të Abramowich, ylli i Chelseat kishte arritur marrëveshje për rinovim kontrate

March 17, 2022
1 minut lexim

Sipas “Bild”, mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger kishte arritur marrëveshje personale për të rinovuar kontratën e tij, gjë kjo që do të nënkuptonte vazhdimin e së ardhmes së Rudiger në “Stamford Bridge”.

Sidoqoftë, thuhet se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për pagën e lojtarit, dhe tani bisedimet nuk mund të vazhdojnë për shkak të sanksioneve që momentalisht kanë goditur Chelsean.

Kjo situatë tani ka alarmuar klubet të cilat kanë shprehur interesim në shërbimet e Rudiger, ku spekulohet se Manchester United, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain janë skuadrat të cilat i kanë hyrë garës për të siguruar nënshkrimin e mbrojtësit gjerman.

Që prej transferimit të tij nga Roma te Chelsea, Antonio Rudiger ka arritur të bëjë 190 paraqitje për kampionin evropian, duke regjistruar 10 gola dhe shtatë asistime mbi emrin e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Elizabeth Warren Strikes Again, Ripple Promises XRP 1B in Grants + More News

Story i radhës

Dojna dhe Vlashenti zbulojnë gjininë e bebes

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë