Para 25 viteve një shqiptar nga Kosova, në fanellën e kombëtares së Kroacisë, ka puthur medaljen e bronztë të Kampionatit Botëror.
Është Ardian Kozniku që ishte pjesë e kombëtares së Kroacisë, edhe pse nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshjen për vend të tretë, shijoi fitoren e madhe me rezultat 2:1 ndaj Holandës.
Ndeshja ishte zhvilluar në stadiumin “Parc des Princes” në Paris, shikues 45.500.
Medalja e bronztë dhe fanellat
Për kroatët shënuan Prosineçki (14′) e Shuker (36′) dhe për holandezët realizoi Zenden (22’).
Sot me 11 korrik bëhen 25 vite, kur Kozniku bëhet shqiptari i parë në Histori të futbollit, që shijoi medaljen e bronztë.