Paqe në vend, paqe në botë!

April 5, 2022
1 minut lexim

Statisti i madh turk dhe themeluesi i Turqisë moderne, Qemal Ataturku thoshte: “Peace at home, peace in the World”, pra: “paqe në vend, paqe në botë”. Në këtë konkluzion ai bazohej te përvoja e gjatë e shtetit të tij pas rënies së Perandorisë Osmane, te përvoja e Luftës së Dytë Botërore dhe pasojat e saj si dhe te analiza e modeleve politike, ekonomike e shoqërore dhe vendi e roli i tyre në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Siç konkludon studiuesi kosovar, Zejnullah Gruda… “Autorët e së drejtës ndërkombëtare e përkufizojnë shtetin si institucion i krijuar nga grupi për realizimin e disa qëllimeve, prej të cilave më i rëndësishmi është ruajtja e së drejtës dhe rendit brenda kufijve dhe ruajtja e pavarësisë së popullit në marrëdhënie me popuj të tjerë.”

Përvoja historike dhe aktuale vërteton plotësisht këtë definicion, sipas të cilit funksioni i shtetit është bivalent: funksioni i brendshëm dhe funksioni ndërkombëtar.

Nga kjo ndërlidhje e ndërvarësi buron parimi qënësor sipas të cilit është karakteri i brendshëm i shtetit, politikat e tij të brendshme që diktojnë edhe politikën e tij të jashtme, diplomacinë dhe sjelljen e tij ndërkombëtare përgjithësisht.  Nuk ka ndodhur, përgjithësisht, që të këtë inkonvenienca, pra, mospërputhje ndërmjet karakterit të brendshëm të një shteti dhe sjelljes së tij ndërkombëtare.

Nga kjo aksiomë, tanimë e sprovuar, rrjedhin konkluzionet se: së pari, demokracitë prodhojnë paqe të brendshme dhe gjenerojnë paqe ndërkombëtare; së dyti, shtetet totalitare, diktaturat prodhojnë shtypje e dhunë të brendshme dhe gjenerojnë probleme, tensione dhe kriza ndërkombëtare. Dhe kjo është logjike. Një shtet që shtyp popullin e vet, nuk ka përse të hezitojë të shtypë edhe popuj të tjerë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Facebook bllokon llogaritë e përdoruesve pa asnjë shpjegim

Story i radhës

Blinken akuzon Rusinë për “fushatë të qëllimshme” të mizorive në Buça

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë