Papa Françesku iu bashkua të tjerëve në thirrjen për një armëpushim me rastin e Pashkëve Ortodokse – që është një ngjarje e rëndësishme si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi, raporton BBC, transmeton Bota sot.
Duke folur me besimtarët katolikë në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit, Françesku përsëri bëri thirrje për paqe në Ukrainë “për të lehtësuar vuajtjet e njerëzve të rraskapitur”.
Luftimet filluan dy muaj më parë – por “në vend që të ndalet, lufta është përkeqësuar”, komentoi Françesku.
OKB-ja dhe Kryqi i Kuq kanë rritur gjithashtu thirrjet për një armëpushim.