Papa Françesku lirohet nga spitali pas operacionit

Papa Françesku u lirua nga spitali sot nëntë ditë pasi iu nënshtrua një operacioni të hernies abdominale, transmeton Anadolu.

Ai u largua nga spitali Gemelli i Romës me një karrocë, prej ku përshëndeti pacientët e tjerë dhe gazetarët.

“Jam gjallë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve në lidhje me shëndetin e tij.

Kryekirurgu Sergio Alfieri, i cili operoi papën më 7 qershor, tha se ai është mirë dhe se do të jetë në gjendje të përballojë udhëtimet e tij më mirë se më parë.

“Do të jetë një papë më i fortë”, tha Alfieri.

Për shkak të operacionit dhe shtrimit në spital, papa, 86 vjeç, kishte anuluar të gjitha angazhimet e tij deri më 18 qershor.

Ai është planifikuar të bëjë udhëtime në Portugali dhe Mongoli në gusht.





Story i mëparshëm

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale për kredi dhe hipoteka është një rrezik i madh, paralajmëron shefja e BE-së

Story i radhës

Greqi, protesta në Athinë për shkak të fundosjes së anijes me emigrantë

Të fundit nga