Një ngjarje e rëndë është parandaluar në plazhin e Tales në Lezhë, pasi një pushues është shpëtuar nga mbytja.
Raportohet se ai rrezikoi të mbytet si pasojë e dallgëve të forta në det, por ka qenë ndërhyrja e menjëhershme jo vetëm nga vrojtuesit e plazhit, por edhe pushues të tjerë apo punonjës të lokaleve përreth që kanë ndihmuar në nxjerrjen e tij nga uji.
Atij i është dhënë menjëherë ndihma e parë.
Më pas është transportuar me ambulancë drejt spitalit rajonal të Lezhës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.