panik ne ajer avioni i united airlines ben ulje emergjente per shkak te turbulencave te forta 67975ba28a259

Panik në ajër, avioni i United Airlines bën ulje emergjente për shkak të turbulencave të forta!

January 27, 2025
1 minut lexim

Një aeroplan i United Airlines u detyrua të bënte një ulje emergjente pas turbulencave të forta gjatë një fluturimi nga Nigeria në Shtetet e Bashkuara, duke plagosur gjashtë pasagjerë.

Në videot e publikuara nga brenda avionit 613, me destinacion Uashingtonin, duken momentet e panikut në bord dhe korridoret e mbushura me objekte.

Linja ajrore tha në një deklaratë se ishte një çështje teknike që shkaktoi ngjarjen e papritur. Mësohet se Boeing 787-8, kishte në bord 245 pasagjerë, tetë anëtarë të ekuipazhit dhe tre pilotë.

“FlightRadar24” regjistroi avionin duke bërë një ulje të papritur 93 minuta pas ngritjes, për shkak të turbulencave të forta.

“Aeroplani u ul i sigurt në Lagos. Katër pasagjerë dhe dy stjuardesa pësuan lëndime të lehta, u dërguan në spital për ndihmën e parë dhe janë liruar”, tha një zëdhënës i United Airlines.

Sipas informacioneve, i njëjti avion u detyrua të bënte ulje emergjente edhe disa ditë më parë teksa kryente të njëjtën rrugë, por ende nuk është sqaruar nëse incidentet kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

infiniti i nissan ndalon prodhimin e dy modeleve 6797590d6a2f6
Story i mëparshëm

Infiniti i Nissan ndalon prodhimin e dy modeleve

javen e kaluar policia ne ferizaj shqiptoi mbi 1 mije gjoba dhe hoqi 11 patente shofere 67975c55b34ca
Story i radhës

Javën e kaluar Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1 mijë gjoba dhe hoqi 11 patentë shoferë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë