shtatorja e skenderbeut ne qender te lezhes autoritetet e konsiderojne te vonuar 679ff8dc2b85c

Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar

February 3, 2025
1 minut lexim

Vepra del pas 6 vitesh nga magazina për t’u vendosur para 2 Marsit.

Pas 6 vitesh, vepra e skulptorit Adrian Pepa do të dalë nga magazinat. Ajo do të vendoset pikërisht në këtë shesh që mban emrin e heroit dhe shumë pranë memorialit. Vizitorët që zgjedhin qytetin do të kenë tashmë edhe një atraksion të ri.

“Do të ndërtohet platforma mbi të cilët do të vendoset piedestali, bazamenti i shtatores dhe shtatorja. Vendi i përzgjedhur është përballë memorialit të varrimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në qendër të lulishtes përballë memorialit, është vendi më i përshtatshëm i mundshëm. Planvendosja është konceptuar me pamje nga memoriali. Kemi thirrur kritikë arti dhe arkitektë në mënyrë që të gjejmë pozicionin më të përshtatshëm të mundshëm. Ka për të qenë me kurriz nga ana jonë ku ndodhemi ne tani dhe me pamje nga memoriali, pra në formë mikëpritëse për vizitorët dhe turistët që vijnë në memorial” tha Paulin Zefi.

Për autoritetet në Lezhë, një nismë e tillë është e vonuar.

“Është e vonuar, madje shumë e vonuar, por gjithsesi më mirë vonë sesa kurrë”, tha Zefi.

Vendosja e shtatores kaloi pak ditë më parë edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku anëtarët si nga mazhoranca dhe nga opozita bashkuan votat.

“Është gjetur momenti, është gjetur financimi, është mbyll dokumentacioni, bëhen të gjitha konform ligjit, jo konform qejfit të njërit apo tjetrit për të treguar se unë bëj këtë. Ne nuk e kemi bërë, se po ta kishim bërë ashtu do ta bënim përpara”, tha Pjerin Ndreu.

Shtatorja e Skënderbeut ishte planifikuar që të vendosej në sheshin kryesor në vitin 2019, por nisma nuk u lejua të zbatohej nga Ministria e Kulturës për shkak se vendi i zgjedhur ishte pjesë e parkut arkeologjik ku nuk lejohej që të kryheshin punime.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

levizja demokratike marshon fuqishem ne cair pjesemarrje masive ne zyrtarizimin e nendeges dizhoni 2 679ff3f156229
Story i mëparshëm

Lëvizja Demokratike marshon fuqishëm në Çair, pjesëmarrje masive në zyrtarizimin e nëndegës Dizhoni 2

mbeshtetje per kurtin deputeti i bundestagut mori pjese ne tubimin e lvv se ne ferizaj 67a0023cbbb3a
Story i radhës

Mbështetje për Kurtin, deputeti i Bundestagut mori pjesë në tubimin e LVV-së në Ferizaj

Të fundit nga

Mbi 140 çifte u ndan për një muaj

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë regjistruar 2 mijë e 143 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 mijë e 69 lindje janë meshkuj dhe 1

Trump dhe Putin mund të takohen këtë muaj

Donald Trump dhe Vladimir Putin mund të takohen që në fillim të këtij muaji, megjithëse një takim ballë për ballë do të marrë kohë për t’u përgatitur, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit,

Mira Murati lanson platformën e saj

Inxhinierja shqiptare, Mira Murati ka lansuar projektin e saj me inteligjencë artificiale, të quajtur “Thinking Machines Lab”. Murati ka thënë se projektin e ka iniciuar me një grup shkencëtarësh, inxhinierësh dhe projektuesish, e
ShkoLartë