Pandov takon drejtorin e Shoqatës Europiane të Kartës Rinore (EYCA), Manel Sanchez dhe menaxheren e programit, Corina Pirvulescu

November 15, 2024
1 minut lexim

Shkup, 15 nëntor – Stole Pandov, këshilltar për të rinj në kabinetin e kryeministrit Hristijan Mickoski, sot u takua me drejtorin e Shoqatës Evropiane të Kartës Rinore (EYCA), Manel Sanchez dhe menaxheren e programit, Corina Pirvulescu.

Sot mbajta një takim me drejtorin e Shoqatës Evropiane të Kartës Rinore (EYCA), Manel Sanchez dhe menaxheren e programit, Corina Pirvulescu.

Bashkëpunimi me EYCA-n është i një rëndësie të madhe për të gjithë të rinjtë, pasi përmes kartës atyre u ofrohen zbritje në një numër të madh shërbimesh, që nga transporti dhe akomodimi deri tek ngjarjet dhe aktivitetet kulturore, gjë që përmirëson ndjeshëm jetën dhe mundësitë e zhvillimit të të rinjve. Presim një realizim të suksesshëm të projektit, i cili do t’u japë të rinjve nga Maqedonia mundësi për mobilitet më të mirë dhe kreativitet me të rinjtë në Evropë.

Në fokus të bisedës ishin mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit që do t’i inkurajojë të rinjtë në Maqedoni të shfrytëzojnë avantazhet e kartës rinore evropiane. Diskutuam projektet dhe mundësitë e ardhshme për të prezantuar përfitime të reja që do t’u mundësojnë të rinjve të kenë akses në shërbime në mënyrë më efikase.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Inovacionet e fuqizuara me AI të Samsung vlerësohen nga Consumer Technology Association

Story i radhës

Spasovski për shkarkimet: Toshkovski godet profesionistët e MPB-së

Të fundit nga

ShkoLartë