Pandjeshmëri, tallje komike apo sjellje raciste

min lexim

Nuk po flasim për pensionet.

As për ndonjë lloj lëmoshe.

Po flasim për drejtësinë ?!

AKP publikon listën: 70 % të gazetarëve të Rilindjes nuk u jepet 20%-shi, sepse AKP punon me një rregullore të UNMIK-ut e nënshkruar në vitin 2003.

AKP gazetarëve të Rilindjes nuk ua dha edhe 11 paga mujore.

Sa është e drejtë që AKP- agjencion i Qeverisë së Kosovës edhe pas 15 vitesh të punojë me rregullore -mbeturinë e UNMIK-ut.

Sa është e drejtë që qeveritarët të hyjnë në Pallat e të mos mendojnë i kujt ishte, kush derdhi djersë për ta ndërtuar.

Ia dhanë të drejtën e manipulimit një agjencionit të papërgjegjshëm që thuhet se është i Kosovës por ende punon me rregullore të UNMIK-ut.

Në nenin 10,1 dhe 10,4 thuhet se s’ kanë të drejtë në përfitimin e përqindjes nga shitja e aseteve të Rilindjes kush ka dalë në pension para fillimit të likuidimit.

Thonë rregullorja e parasheh kush ka dalë në pension para fillimit të procesit të likuidimit nuk i takon 20%-shi.

Shtrohet pyetja përse nuk e bënë likuidimin tash e 20 vjet më parë që kur na ndoqën nga pallati na pamundësuan nxjerrjen e gazetës? Na hodhën në rrugë, por që ne në kushte e rrethana të vështira nxorëm numra të jashtëzakonshëm të gazetës duke punuan nëpër shtëpi, madje edhe në një kënd në ambientet e Kuvendit të Kosovës deri në vitin 2008.

Dhe tash u bë shkelje absurde e të drejtës së gazetarëve të mos u jepet 20% nga shitja e pasurisë që e ngritëm me djersë. Është vendim diskriminues që del nga Rregullorja e UNMIK-ut me të cilën u shërbye Agjencia Kosovare e Privatizimit. Neni 10.1 dhe 10.4 i kësaj rregulloreje që është vendim racist që eliminon nga radha i përfituesve të 20%-shit, gazetarët që punuan me tri e katër dekada në gazetë, punuan në kohë lufte, u torturuan edhe fizikisht por nuk e ndalën punën për të informuar opinionin për të bëmat e pushtetit policor millosheviqian…?!

E kujt do t’ia dhënë ato para kur mbi 150 punonjësve të gazetës që kanë dalë në pension para likuidimit me 30 e 40 vjet pune të përhershme në gazetë të përjashtohen nga kjo e drejtë e përfitimi nga shitja e aseteve të Rilindjes.

Interpretim absurd i rregullores! Ata që punuan 30 e 40 vjet nuk paskan këtë të drejtë, kurse me tri vjet pune u takuaka 20%-shi …!

Rregullorja mbeturinë e UNMIK-ut, që e paskësh nënshkruar administratori M. Steiner, njeriu që e formoi dhe e legjitimoi administratën komunale në veri të Mitrovicës.

Ai që e formoi komunën në veri, që e ndau Mitrovicën.

Dhe punohet me atë rregullore të ndëshkruar nga ky administrator në vitin 2003, që nuk e ndryshoi asnjëra nga qeveritë e Kosovës.

Dhe e la këtë rregullore që ua nënçmon punën dhe djersën që derdhen me dekada jo vetëm gazetarët e Rilindjes.

Rregullore që diskriminon, që ua shkeli të drejtat në mënyrë më drastike gazetarëve të Rilindjes:

-që ua mohon të drejtën për marrjen e 20%-shit Gazetarëve që u ballafaquan me pushtetin serbë, që afirmuan pushtetin paralel në Kosovë, që mbrojtën shkollën shqipe, kuadrot e Universitetit. popullin që vuajti shumë nga reprezaljet që i bëri pushteti serbomilloshevian.

-ua mohon të drejtën gazetarëve që shkruajtën për vuajtjet, torturat dhe vrasjet që u bënte pushteti serbë, që shkruajtën për masakrat, që s’u ndalën as në ngrica e të ftohtit, që udhëtuan me dhjetra kilometra për të raportuar për ngjarjet dhe për luftën në Kosovë.

-ua mohon të drejtën gazetarëve që u rrahën, u maltretuan dhe u torturuan nga milicia serbe, që afirmuan luftën e UÇK-së, e që disa prej të tyre përfunduan edhe në burgje…

E sot a është logjike të anashkalohen nga e drejta e tyre? Madje edhe një shumicë pensionistësh që punuan nga 20 vjet e nuk arritën stazhin e punës që kërkohej e marrin nga 100 euro pension.

E nga Komisioni i AKP që e mjeli ekonominë e Kosovës po thonë qenka ligjore!

A kanë ndjenja ata që punojnë e që duhet të përpilojnë e ndryshojnë ligje?

Edhe ata që duhet të çojnë në Kuvend rregulloret mbeturinë të UNMIK-ut e të përpilojnë e ndryshojnë ligje …

Po atje në Pallat marrin frymë lirshëm, janë ulur në kolltuqe edhe ata që janë kompetent për drejtësi.

Po ku është Avokati i popullit që nuk e ngriti zërin për këtë padrejtësi tash e 15 vjet më parë?!

Sa vlen gazetari që ka dhënë mund e djersë, që ka sakrifikuar në ditët më të vështira pa mbështetje ekonomike?

Çfarë nostalgjie për atë kohë…

Çfarë sakrifice bënë gazetarët në ato vite në situata të trishtueshme?

Çfarë sjellje e papërgjegjshme ndaj tyre?

Është kjo pandjeshmëri, tallje komike apo sjellje raciste?!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Inceneratorët/ Kryemadhi: Si u ngrit kompania fantazmë që bëri fatura fiktive për Klodian Zoton në 3.5 mln dollarë

Story i radhës

Lavrov largohet mes tensioneve nga G20

Të fundit nga