Pandeli Majko uron ditën e veteranëve të Luftës së Kosovës, me një uniformë amerikane nga muzeu ushtarak i Beogradit

December 30, 2022
1 minut lexim

Ish’kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka uruar ditën e veteranëve të Luftës së Kosovës, me anë të një postimi në Facebook, duke i bashkangjitur tekstit një uniformë të ushtrisë amerikane që ruhet në muzeun ushtarak të Beogradit.

Duket se jo pa shkas Majko ka përzgjedhur këtë fotografi, që të shënojë këtë ditë, ngase të tria, UÇK, Ushtria Amerikane dhe Beogradi, janë të lidhura ngushtë me luftën dhe lirinë e Kosovës. Liria e Kosovës është e lidhur ngushtë në luftën UÇK’së bashkë me aleatët në krye me SHBA’në kundër regjimit të Millosheviqit me qendër në Beograd.

“30 dhjetor, sot dita e veteranëve të Luftës së Kosovës. Uniforma e veteranit të panjohur të kësaj Lufte, është në muzeun ushtarak të Beogradit. Ajo i përket ushtrisë së SHBA, mike e shqiptarëve. Urime veteranë të Luftës së Kosovës! Jemi, se kujtojmë!”, ka shkruar Pandeli Majko, deputet i PS’së, dhe ish’kryeministër i Shqipërisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të bëhesh “dikushi” prej “askushit

Story i radhës

Situata në veri të Kosovës, pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura

Të fundit nga

Merr ofertën që nuk e refuzon dot

Aventurës së Casemiro tek Manchester United duket se i ka ardhur fundi. Sipas The Times, braziliani ka njoftuar klubin se kërkon të largohet brenda këtij muaji. Casemiro do të transferohet në Arabinë
ShkoLartë