Pandeli Majko drejt Parlamentit/ Pranon vendin e lënë bosh nga Alqi Bllako, dorëzon në KQZ formularin e vetëdeklarimit

April 4, 2022
1 minut lexim

Pandeli Majko do të ulet në karrigen e lënë bosh nga Alqi Bllako në kuvendin e Shqipërisë, pasi ish-deputeti u arrestua nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës lidhur me inceneratorin e Fierit.

Në 31 mars, Bllako dorëzoi mandatin e deputetit, për t’i hapur rrugë hetimeve nga SPAK. Në këtë mënyrë iu hap rruga dhe Pandeli Majko, i cili në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit.

Këtë të hënë, Majko ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Majko ishte i 19-ti në listën e Tiranës, i bindur, siç shprehej ai në fushatën elektorale të një viti më parë se Partia Socialiste do t’i fitonte 19 mandate në kryeqytet. PS mori 18 të tilla, duke e lënë socialistin jashtë parlamentit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bie numri i aksidenteve në komunikacion gjatë vitit 2021 në Maqedoni

Story i radhës

Luftë e ashpër për titull në Artmotion Superligën e Kosovës në Basketboll

Të fundit nga

ShkoLartë