Panchev thotë se BE-ja e ka humbur busullën: Po e lejon Vuçiqin të shkatërrojë paqen në rajon

September 10, 2023
min lexim

Bashkimit Evropian i mungon lidershipi i vërtetë pasi e ka humbur busullën në raport me Serbinë, thotë albanologu bullgar Anton Panchev. Në intervistën për KosovaPress, ai kritikon BE-në për qasje të butë ndaj Serbisë, duke i lejuar autokratit Aleksandër Vuçiq që të zhvillojë politika shkatërruese për Ballkanin.

Për njohësin e çështjeve të Ballkanit, edhe masat e BE-së ndaj Kosovës janë të papranueshme kur dihet se është Serbia që ka qasje shoviniste.

“Duhet të themi se për fat të keq, në Bashkimin Evropian mungon lidershipi i vërtetë. Kishte disa raste në ditët e fundit p.sh. kryeministri hungarez, Viktor Orban, me Vuçiqin me presidentin serb pamë se talleshin me Bashkimin Evropian në mënyrë të hapur, në një krizë të tillë, në një krizë të tillë që ndodhet Bashkimi Evropian, thjesht mungon në të vërtetë lidershipi dhe Brukseli shumicën e shteteve anëtare nuk mund të përballen me kriza të ndryshme. Kriza që e kanë kapur edhe Ballkanin sepse agresioni i serbëve ndaj Kosovës por edhe ndaj shteteve të tjera në ndonjë mënyrë po vazhdon. Po vazhdojnë politikat shoviniste serbe edhe në vend që të disiplinojnë Serbinë, në vend që të tregojnë, kam parasysh institucionet në Bruksel, se Serbia nuk mund të sillet në një mënyrë kaq agresive ndaj Kosovës, por edhe ndaj disa prej shteteve të tjera, Bashkimi Evropian e ka humbur busullën, e ka humbur qasjen e vërtetë në rajonin tonë dhe lejon që një autokrat si Vuçiqi… të bëjë përpjekje për të shkatërruar paqen në rajon, stabilitetin në rajon. Unë mendoj se Republika e Kosovës e mbron sovranitetin e saj, e mbron integritetin territorial, rendin kushtetues. Pra, ka nevojë për një mbështetje më të madhe nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian sepse nuk duhet të lejohet kjo qasje e Serbisë”, thotë ai.

Ai apelon bashkësinë ndërkombëtare që të jetë më sycelë ndaj rrezikut serb, duke i kujtuar BE-së se Kosova është në të drejtën e saj.

“Unë në të vërtetë mendoj se këto (masat) janë hapa të panevojshme që pengojnë stabilitetin në rajonin tonë sepse Kosova është në të drejtën e saj që të mbrojë interesat e veta… Bëhet fjalë natyrisht për ruajtjen e sovranitetit të Republikës se Kosovës. Për fat të keq kemi në të vërtetë disa sanksione mund të themi ndaj Kosovës, që nuk janë të pranueshme sepse Kosova nuk rrezikon shtetet e tjera, nuk rrezikon stabilitetin e Ballkanit… Ne në Bullgari e dimë mirë kur propaganda serbe ka pasur suksese në Bruksel, në disa shtete anëtare derisa ka pasur pasoja të rënda për tërë rajonin”, vijon analisti bullgar.

Sipas tij, e gjithë pritja e Serbisë lidhet me agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

“Jo nuk do të ketë rezultate pozitive, dihet mirë, sepse Serbia nuk dëshiron një normalizim në marrëdhëniet me Kosovës sepse Serbia i pret rezultatet pozitive për Serbinë, për Beogradin, nga agresioni rus në Ukrainë. Pra, Serbia është në pritje të një ndryshimi të rëndë në rendin ndërkombëtar, kur Rusia dhe aleatët e saj mund të marrin epërsi ndaj perëndimit dhe të përmbyllë situatën në Ballkan. Serbia do të pres për vite me radhë, jam i sigurt sepse kjo është qasje e një politikë serbe për më shumë se një shekull. Ata thjesht presin, e pranojnë se kanë durim në Beograd që të presin me vite, me dekada të tëra një situatë më të mirë për Serbinë në rendin global, në marrëdhënie ndërkombëtare, që të ndryshojnë situatën në Ballkan në favor të Beogradit në favor të planeve të tij shoviniste. Pra unë nuk besoj fare, nuk besoj në sinqeritetin e Serbisë. Në këto negociata, në Serbi autoritet përfitojnë kohë dhe presin një situatë më të mirë për ata. Do të vazhdojnë me këtë politikë edhe në vitet në vijim, sepse në Bruksel nuk e kuptojnë këtë qasje, mendojnë që mund të tërheqin Serbinë në kampin e tyre me disa lëshime në dëm të Kosovës, që është një gabim strategjik nga ana e Brukselit”, thotë Panchev.

Sipas tij, Beogradi është i interesuar vetëm për trazira dhe se për këtë nuk i lejon serbët të integrohen në institucionet e Kosovës.

“Mendoj kështu sepse është një, nga ana e Beogradit që autoritetet në Prishtinë të paraqiten si diçka me veprime agresive ndaj serbëve vendas, për fat të keq serbët në Kosovë, janë një instrument në politikën e Beogradit, nuk veprojnë në të mirë të interesave të veta sepse interesat e serbëve në Kosovë janë të qarta, duhet të integrohen në institucione, në shtetin e Kosovës dhe të kenë një jetë relativisht të mirë… Serbët duhet të integrohen, është për hir të interesave të tyre. Por, Beogradi nuk e lejon, i përdorë për presion ndaj Kosovës. Edhe partitë serbe, Lista Serbe kryesisht, është instrument në duart e Vuçiqit dhe në Beograd, nuk kanë interes për mirëqenien e serbëve në Kosovë, por kanë interes për trazira në Kosovë, për zgjerimin e jostabilitetit në Kosovë”, thotë ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Atentati në Vlorë/ Ndaj 41-vjeçarit u qëllua me dy armë të ndryshme, autorët ishin tre

Story i radhës

Stupcat ‘shkrijnë’ akujt me njëri – tjetrin?

Të fundit nga

ShkoLartë