Pampuri: Rama nuk dha përgjigje se kush e pagoi udhëtimin e tij luksoz me charter

February 1, 2022
min lexim

Deputetja e PD-së, Orjola Pampuri thotë se Rama nuk ka dhënë ende përgjigje se kush e pagoi udhëtimin e tij luksoz me charter për në Bavari.

“Me batuta alla foltore, Edi Rama njoftoi dje shqiptarët se paratë e taksave të tyre i kishte shpenzuar për të udhëtuar drejt Mynihut për të dhënë një intervistë për hallin e tij, për të pastruar imazhin e nxire nga krimi dhe korrupsioni”, shkruan Pampuri.

Ajo thotë se karburanti i për një udhëtim me charter kushton diku te 120 mijë euro. Pampuri shtron pyetjen se kush i paguan këto para, ndërsa shton se kryeministri jeton në luks, ndërsa pjesa tjetër e popullsisë përballet me një varfëri të madhe.

DEKLARATA E PAMPURIT:

Me batuta alla foltore, Edi Rama njoftoi dje shqiptarët se paratë e taksave të tyre i kishte shpenzuar për të udhëtuar drejt Mynihut për të dhënë një intervistë për hallin e tij, për të pastruar imazhin e nxire nga krimi dhe korrupsioni

Rama nuk u dha pergjigje Shqiptarëve se kush e ka paguar qëndrimin në resortin lluksoz në Ëildbad Kreuth-in legjendar, dikur një perlë e familjes mbretërore bavareze Ëittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake.

Rama nuk u dha pergjigje shqipëtarëve me paratë e kujt ka zhvilluar udhetimin e fshehtë me charter, që vetëm karburanti i kushton 120 mije euro?

Sot në emër të Shqiptarëve po e pyesim sërish Edi Ramën:

A ka udhëtuar ditët e fundit me charter në drejtim të Suedisë?
Kush i ka paguar paratë e këtij udhëtimi?

Edi Rama nuk i ikën dot përgjegjësisë për shpenzimin e parave të shqiptarëve me batuta bajate.

Në kushtet kur 40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre në këtë acar dimri,

Kur 50% e familjeve shqiptare, nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për fëmijët e tyre.

Kur 90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre, për të përmbushur nevojat bazë për të paguar çmimin më të lartë në tajon të energjisë, Edi Rama me paratë e tyre kryen udhëtime për hallet e tij dhe jo të shqiptarëve.

Vetem për luks në 8 vite, Edi Rama ka shpenzuar 798.3 milionë euro nga paratë e shqiptarëve.

Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës.

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nis aventurën e re

Story i radhës

​Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes dhe pjesëmarrjes në trafik

Të fundit nga

​Sa paguhen policët në Evropë?

Niveli i pagave bruto të policëve në Evropë, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, varion nga 699 euro në Bullgari në 5761 euro në Danimarkë. Të dhënat i referohen një punonjësi policie 35-vjeçar
ShkoLartë