policia apelon per kujdes te shtuar gjate ngasjes dhe pjesemarrjes ne trafik 61f917305c8f3

​Policia apelon për kujdes të shtuar gjatë ngasjes dhe pjesëmarrjes në trafik

February 1, 2022
1 minut lexim

Referuar reshjeve të borës, Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që drejtimin dhe shpejtësinë ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut si dhe të jenë shumë vigjilent.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se mundësia e paraqitjes së ngricave nëpër rrugë krijon vështirësi në trafikun rrugor, të cilat potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve.

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet.

Policia e Kosovës me njësitë e saj është duke ndërmarrë të gjitha veprimet në parandalimin e aksidenteve dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pampuri rama nuk dha pergjigje se kush e pagoi udhetimin e tij luksoz me charter 61f9172de0816
Story i mëparshëm

Pampuri: Rama nuk dha përgjigje se kush e pagoi udhëtimin e tij luksoz me charter

nga e premtja pritet stabilizim i motit te shtunen temperatura deri ne 13 grade 61f91816c2a43
Story i radhës

Nga e premtja pritet stabilizim i motit, të shtunën temperatura deri në 13 gradë

Të fundit nga

Erdogan takoi kryetaren e Presidencës së Bosnjës

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka pritur në takim kryetaren e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Zheljka Cvijanoviq. Siç njofton presidenca turke, takimi i mbyllur për media u zhvillua në zyrën presidenciale
ShkoLartë