Gjyqi ka ndezur një debat të gjerë rreth abuzimit në familje në një vend ku besohet se të paktën 400 gra vdesin nga një dhunë e tillë çdo vit.
Një ish-ministër i Ekonomisë së Kazakistanit ka rrahur për vdekje gruan e tij.
Sipas mediave të huaja, gjyqi ndaj tij ka tërhequr vëmendjen e kombit në Kazakistan, duke nxitur thirrje për legjislacion të ri që trajton dhunën në familje.
Pamjet tronditëse që tregojnë biznesmenin Kuandyk Bishimbayev, ish-ministër i Ekonomisë i Kazakistanit, duke rrahur gruan e tij në një restorant familjar janë transmetuar në internet nga gjykata.
Rasti ka prekur nervin e publikut pasi dhjetëra mijëra njerëz kanë nënshkruar peticionet duke kërkuar ligje të reja për dhunën në familje dhe abuzimet ndaj grave.