pamjet nga transformimi i arkives qendrore te drejtorise se pergjithshme te sherbimeve transportit rrugor 6204ca7b9182c

Pamjet nga transformimi i Arkivës Qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Transportit Rrugor

February 10, 2022
1 minut lexim

Arkiva Qendrore e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Transportit Rrugor tashmë ka një godinë të re, të ndërtuar për t’iu përshtatur numrit në rritje të dosjeve dhe për t’i ruajtur ato në kushte të përshtatshme.

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto para dhe pas punimeve. Ndërtesa, ku më parë dokumentet ruheshin jashtë çdo standardi në godinën e amortizuar, sot ka një  pamje krejt tjetër.

Ndërtimi i objektit të ri nisi në vitin 2020, pasi ruajtja e dokumentacionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ishte shqetësim i madh, për shkak të shtimit të numrit të dosjeve dhe materialeve të tjera shkresore që duheshin trajtuar në arkivën përkatëse.

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës, është e dyta në rang vendi sa i takon numrit të shërbimeve që kryhen gjatë vitit, ku fluksi i lartë i qytetarëve që paraqiten pranë sporteleve kërkon, që edhe cilësia e shërbimit të jetë në nivele sa më optimale.

“Mirëmëngjes, dhe me fotoalbumin e kantierit të Arkivës Qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku mund të shihet kollaj fare nga vijmë e ku duam të shkojmë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve të publikuara në rrjeti social “Facebook”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

adidas largon zouman nga sponsorizimi 6204ca799dce2
Story i mëparshëm

Adidas largon Zouman nga sponsorizimi

192 paciente po trajtohen nga covid 19 6204ca7da6ff7
Story i radhës

​192 pacientë po trajtohen nga Covid-19

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë