pamje zjarr dhe tym i zi i dendur prane aeroportit te gjeneves 6287e99e72b26

Pamje/ Zjarr dhe tym i zi i dendur pranë aeroportit të Gjenevës

May 20, 2022
1 minut lexim

Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të aeroportit të Gjenevës në Zvicër ku tymi ka përfshirë të gjithë zonën.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon një ndërtesë që lëshon tym të zi të dendur, i cili është përhapur në zonën më të gjerë dhe një avion që kalon fjalë për fjalë përmes tymit për t’u ulur.

Siç u bë e ditur pak më vonë, të gjitha fluturimet janë pezulluar ose devijuar drejt aeroporteve të tjera.

Një zëdhënës i aeroportit i tha AFP se ndërtesa, e cila u përfshi nga flakët, ishte jashtë gardhit rrethues.

Videot e reja të postuara në rrjetet sociale tregojnë një shpërthim të fuqishëm që ndodhi menjëherë pas shpërthimit të zjarrit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ja sesi te kontrolloni shendetin e baterise se laptopit 6287e993d6191
Story i mëparshëm

Ja sesi të kontrolloni shëndetin e baterisë së laptopit

pamje tornado i rrezikshem godet gjermanine dhjetera te lenduar dhe deme te medha 6287eefda2b94
Story i radhës

Pamje/ Tornado i rrezikshëm godet Gjermaninë, dhjetëra të lënduar dhe dëme të mëdha

Të fundit nga

ShkoLartë