Pamje mbresëlënëse vijnë sot nga ishulli grek i Lemnosit, teksa kushtet e motit krijuan mundësinë e shfaqjes së një tornadoje.
Ata që e panë më herët këtë fenomen në zonën e aeroportit të ishullit u habitën.
Në atë kohë, në fakt, nga avioni i fluturimit çarter sapo kishin zbritur vizitorët skandinavë , të cilët ndaluan për të kapur fenomenin natyror me celularët e tyre.