Pamje të rënda: Makina godet për vdekje këmbësorin në Tiranë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në zonën e Astirit në Tiranë.

Tv Klan ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku këmbësori kalon nga njëra anë e trotuarit duke tentuar të kapërcejë në anën tjetër të rrugës kryesore të Unazës së Madhe.

Pasi që e kalon gjysmën e rrugës dhe kapërcen murin ndarës mes korsive, tenton të kalojë gjysmën tjetër.

Por fatkeqësisht, është përplasur nga një makinë.

Goditja ka qenë e fortë dhe viktima ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Shihni pamjet këtu:

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rasimi me vallëzim sensual me Miss Prishtinën, nxehet keq e dashura gjermane – Ja çfarë i bën

Story i radhës

Shasha, pas fitores së Milatoviqit: Mali i Zi u bë me President i cili sheh me simpati Beogradin

Të fundit nga