Pamje të rënda, hajduti futet në market për të vjedhur, i drejton armën nënës dhe foshnjës së saj

1 minut lexim

Një person i maskuar dhe i armatosur është futur në një market në Greqi për të grabitur, duke terrorizuar pronaren dhe klientët.

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga momenti kur autori futet në market në Liosia, dhe drejton armën fillimisht nga pronarja e më pas ndaj një klienteje e cila kishte në krah foshnjën e saj.

Pronarja e market ka deklaruar se edhe pse kishte arritur të shtypte butonin e alarmit që njofton kompaninë e sigurisë, ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe autori arriti që të largohej me paratë që ndodheshin në kasë.

Për fat të mirë, autori nuk ka qëlluar me armë, por është larguar sapo ka marrë paratë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Banorët e BBVA2 do përgatisin bakllavanë e Vitit të Ri, ja surpriza që do fshihet brenda ëmbëlsirës

Story i radhës

EU, BE çfarë “përgdhelje” politike për Serbinë!

Të fundit nga