Pamje shokuese: Shemben muret e një shtëpie në Pejë si pasojë e vërshimeve

Vërshimet nga reshjet e shiut që u shkaktuan dje në Pejë ishin tragjike për një familje.

Një nënë bashkë me fëmijën 5-vjeçar humbën jetën, ndërsa dëme të mëdha u shkaktuan në shumë shtëpi e pjesë të qytetit.

Mediat lokale atje po raportojnë se si pasojë kësaj gjendje janë shembur muret e një shtëpie në lagjen ‘Lidhja e Pejës’.

Image

Pamje nga vërshimet në Pejë

Akoma nuk dihet situata në të cilën ndodhet qyteti sot, por gjatë gjithë natës raportohet se ka pasur vërshime.

Story i mëparshëm

Kërcet grushti në Tiranë, ka të plagosur

Story i radhës

Stilisti i fustanit të nusërisë tregon incidentin në dasmën e Arbanës: U nervozova shumë!

Të fundit nga