Të mërkurën në Turkmenistan është mbajtur samiti i gjashtë i vendeve të Kaspikut, pjesë e të cilit ishte edhe presidenti rus Vladimir Putin.
Në videon e shpërndarë në rrjet, duket se si pjesëmarrësit në samit, janë pritur nga një djalë i vogël i vendosur nga autoritetet për të pritur liderët teksa zbrisnin nga avioni. Vogëlushi mbante në duar një tabaka me bukë dhe kripë, gjest ky që i shkon për shtat edhe një shprehje të popullit tonë “Buke e kripë dhe zemër e bardhë”.
Sipas videos së shpërndarë në Twitter nga Nexta, duket se përjashtim bën lideri rus, i cili nuk është pritur nga vogëlushi.
Putin was humiliated in #Turkmenistan
Participants of the #Caspian summit were met at the ramp with bread and salt. Only no one met Putin.
The little dictator of the big country sadly went to the car all alone. pic.twitter.com/c4h1BZteQM
— NEXTA (@nexta_tv) July 1, 2022
“Putini u poshtërua në Turkmenistan.
Pjesëmarrësit e samitit të vendeve të Caspikut u pritën me bukë dhe kripë. Vetëm se askush nuk e takoi Putinin. Diktatori i vogël i vendit të madh, i trishtuar shkoi në makinë krejt i vetëm”, shkroi Nexta.
Ndërkohë nuk përjashtohet edhe mundësia që lideri rus të ketë refuzuar që në fillim të konsumojë diçka të tillë, pra bukën dhe kripën simbol të mikpritjes, duke pasur parasysh edhe shqetësimet e tij dhe frikërat për shëndetit.