Rinisja e jetës pas divorcit

Shumë njerëz e shohin divorcin si një çlirim. Megjithatë, divorcet tek njerëzit mbi 50 vjeç nuk janë gjithmonë aq pozitive. Divorcet po kthehen në  fenomene në ‘lulëzim’, ku pas tyre  fshihen mosmarrëveshjet ekonomike dhe sfida të mëdha emocionale.

Të dhënat statistikore thonë se divorcet në çiftet mbi 50 vjeç kanë ardhur në rritje në të gjithë botën. Megjithatë, kur dikush përballet me prishjen e një lidhjeje prej 20, 30, apo edhe 40 vjeçare, sfidat janë të panumërta. Ato janë gjithashtu mjaft personale. Fillimi i jetës pas divorcit nuk është detyrë e lehtë. Në fakt, shumë njerëz ndihen plotësisht të humbur. Nga ana tjetër, të tjerët e shohin atë si një mundësi të re ose një shans të dytë.

Çelësat për rifillimin e jetës pas divorcit

Në rastin e divorcit, dashuria ndonjëherë është shuar, dëmtuar ose abuzuar. Megjithatë, ka nga ata që në vend që t’i japin fund marrëdhënieve të tyre të palumtura, i zgjasin ato me dekada. Kjo është veçanërisht e zakonshme në çiftet mbi gjashtëdhjetë vjeç, të cilëve u është mësuar se martesa duhet të zgjasë përgjithmonë. Eshtë e panevojshme të thuhet se në këto lloj kushtesh, e vetmja gjë që zgjat përgjithmonë është vuajtja.

Për fat të mirë, ky perceptim është i vjetëruar. Divorci nuk shihet më si një stigmë, por si një veprim i shpeshtë dhe i konsoliduar në shoqërinë tonë. Shtuar kësaj faktin se shumë gra nga mosha 50 deri në 60 vjeç gëzojnë pavarësinë ekonomike dhe karrierën e tyre, është e lehtë të kuptohet arsyeja e rritjes së ndarjeve në këtë sektor të popullsisë.

Nevoja për mbështetje nga mjedisi që na rrethon

Hulumtimet e publikuara në The Journals of Gerontology sugjerojnë dy aspekte interesante. Së pari, i ashtuquajturi revolucion i divorcit u bë i njohur për herë të parë në vitin 1990. Që atëherë, ndarjet në çiftet mbi moshën 50 vjeç përfaqësojnë një në katër divorce. Aspekti i dytë është se ne nuk i dimë me siguri parashikuesit e këtij fenomeni dhe as pasojat. Ajo që dimë është se nuk është një proces i thjeshtë.

Riformulimi i historisë së tyre të jetës për ta orientuar atë drejt së ardhmes

Çifti 55 ose 60 vjeç që vendosin të divorcohen mund të kenë jetuar së bashku për 20, 30 ose më shumë vjet. Natyrisht, çdo rast është unik, dhe megjithëse ka disa marrëdhënie që shkuan keq që në fillim, të tjerët mund të kenë përjetuar një rënie shumë më vonë. Në shumicën e rasteve, kjo do të thotë që të duhet të riformulosh jetën pothuajse nga themeli.

Ka nga ata që pendohen për gjithçka që kanë jetuar dhe pyesin veten “Pse nuk e kam bërë këtë më parë?. Ndërsa të tjerët vuajnë pasi e gjejnë veten që duhet të ndahen nga një partner të cilin ende e duan, megjithatë, për rrethana të ndryshme (tradhti, mosmarrëveshje, etj.) duhet të largohen. Do të ketë gjithashtu nga ata që shpëtojnë nga marrëdhëniet e gjata abuzive dhe të tjerë që largohen nga marrëdhëniet me marrëveshje të ndërsjellë kur nuk ka mbetur më dashuri.

Çështjet ekonomike mund të shkaktojnë ankth

Fillimi i jetës pas një divorcit është, në shumë raste mjaft marramendëse. Aq më tepër kur njëri prej partnerëve nuk ka kontribuar financiarisht dhe varet nga pensioni i bashkëshortit. Është një nga vështirësitë reale të këtij fenomeni në rritje. Në fund të fundit, ka shumë gra që i kanë kushtuar jetën e tyre rritjes së fëmijëve të tyre.

Efekti i një divorci tek fëmijët e rritur

Shumica e prindërve në të 50-at dhe 60-at e tyre supozojnë se fëmijët e tyre nuk do të ndiejnë ndikimin e plotë të divorcit të tyre. “Ata janë më të vjetër”, thonë ata, “ata kanë jetën e tyre”. Megjithatë, shumë nga këta të rinj e përballojnë situatën në heshtje pa ditur realisht se si ta pranojnë, kuptojnë dhe përballen me të. Ata përjetojnë ndjenja të çuditshme dhe kontradiktore së bashku me zhgënjimin dhe trishtimin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Talenti gjeorgjian zyrtarisht i Napolit

Story i radhës

Pamje/ Putini lihet i vetëm! Turkmenistani “poshtëron” presidentin rus, si u pritën liderët e tjerë me bukë e kripë

Të fundit nga