Pamje nga kamioni që mori flakë në rrugën Strumicë-Radovish, po transportonte 20 tonë naftë

July 14, 2023
1 minut lexim

Gjashtë zjarrfikës me dy automjete zjarrfikëse kanë shuar cisternën e cila mori flakë sot në mëngjes në rrugën rajonale Strumicë-Radovish.

QMK-Strumicë kumtoi se në orën 9:18 ka rënë zjarr në një kamion të cilit i është shpuar goma.

Kamioni transportonte 20 tonë naftë. Me zjarrin është përfshirë pjesa e pasme të kamionit, pranë gomës.

Kamionë është djegur një kilometër nga fshati Vladievski, në rrugën Strumicë-Radovish.

Nga QRMK -Strumicë kumtuan se edhe katër kanë qenë duke kontrolluar trafikun. Nafta do të transferohet në një cisternë tjetër dhe do të transportohet në destinacionin përfundimtar.

“Falë ndërhyrjes së shpejtë zjarri është lokalizuar dhe fikur në kohë. Në rast zjarri apo fatkeqësie tjetër natyrore telefononi në numrin 193 – Njësia zjarrfikëse, thonë nga Njësia zjarrfikëse territoriale – Strumicë”

Në periudhën nga ora 9:18 deri në orën 9:55, rruga rajonale Strumicë-Radovish ishte në ndërprerje të plotë. 

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëna e dëshmorit ndjen dhimbjen si në ditën e parë për djalin që ra dëshmor në grusht shtetin e 15 korrikut

Story i radhës

Rusi, ligjvënësit miratojnë projektligjin që ndalon ndryshimin e gjinisë

Të fundit nga

NASA me mision për të studiuar nga afër diellin

Një sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin. Sonda diellore Parker synon të zhytet në atmosferën
ShkoLartë