pamje momenti kur rrembehet nje avion ne rinas si nderhyn renea 61f41777dbd5d

Pamje/ Momenti kur “rrëmbehet një avion në Rinas”, si ndërhyn RENEA

January 28, 2022
1 minut lexim

Forcat Speciale RENEA, në bashkëpunim me aeroportin e Rinasit dhe Drejtorinë e Antiterrorit, kanë zhvilluar stërvitje në pistën e aeroportit, për zgjidhjen e një situate rrëmbimi avioni dhe pengmarrjeje.

Synimi i stërvitjes ishte kontrolli dhe rritja e kapaciteteve të forcave speciale, për zgjidhjen e situatave reale të ngjashme, nisur nga ngjarjet e ndodhura në aeroportin e Rinasit, siç janë dy rastet e grabitjes së vlerave monetare në këtë aeroport, ku është cënuar siguria e aeroportit dhe situata nga grabitje, mund të kishte kaluar në pengmarrje.

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, gjatë bisedës me stafet drejtuese të FLO-së, Policisë Kufitare, Antiterrorit dhe TIA-s, ka theksuar rëndësinë e madhe që ka kjo stërvitje dhe bashkëpunimi ndërmjet këtyre strukturave, me qëllim rritjen e sigurisë së udhëtarëve dhe të transportit të vlerave monetare.

Nano ka falënderuar efektivët dhe drejtuesit e Repartit Special RENEA, për përgatitjen fizike dhe treguan gjatë demonstrimit të një rasti të improvizuar të pengmarrjes.

“Stërvitja që ju zhvilluat është e një rëndësie të veçantë, sepse Policia duhet të jetë profesionalisht e aftë për t’iu përgjigjur krimit, në çfarëdolloj forme që ai shfaqet”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

60 mije euro per 3 minuta 61f417745f326
Story i mëparshëm

60 mijë euro për 3 minuta

keds te shtunen nuk do te kete rryme ne keto vende 61f4177a35dd9
Story i radhës

KEDS: Të shtunën nuk do të ketë rrymë në këto vende

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë