Njoftim nga drejtori i Hekurudhave, Mubekir Palloshi:
Në përputhje me masat për uljen e shpenzimeve së jetesës së qytetarëve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA-Shkup ka marrë vendim që të vendoset transport falas në trafikun hekurudhor si në vijim:
-Transport falas për të rinjtë deri në moshën 27 vjeç, çdo javë të parë dhe të tretë të muajit, në fundjavë nga e premtja prej ora 12:00 deri të hënën deri në orën 12:00.
-Transport falas për të moshuarit, femrat deri në 62 vjeç dhe meshkujt deri në 64 vjeç çdo fundjavë të dytë të muajit (e premte, e shtunë dhe e diel);
-Transporti falas për studentët çdo të enjte;
-Dhe transport falas për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme një herë në javë, ditën e mërkurë;
Transporti falas është vendosur nga 1 maji 2022, sipas orarit të trenit të udhëtimit të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA-Shkup për vitin 2022