Palestina: Kushtet e të burgosurve administrativë të rishikohen nga një komitet ndërkombëtar

August 13, 2023
1 minut lexim

Institucioni i të Burgosurve dhe të Liruarve Palestinezë bëri thirrje për ngritjen e një komiteti ndërkombëtar për të drejtat e njeriut për të rishikuar situatën e të burgosurve administrativë dhe të kushteve në burgjet izraelite, transmeton Anadolu.

Institucioni bëri një deklaratë me shkrim lidhur me grevat e urisë dhe problemet që të burgosurit administrativë palestinezë përjetojnë në burgjet izraelite.

“Gjëja që duhet të bëhet në mënyrë të guximshme është ngritja e një komiteti ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe ndihmat humanitare. Është e nevojshme të shkohet në burgjet izraelite, të trajtohet me të gjitha detajet vepra e kryer dhe të shihen nga afër dhimbjet që vuajnë të burgosurit administrativë”, thuhet në deklaratë.

Teksa vihet në dukje se të burgosurit administrativë “mbahen në burg pa ndonjë akuzë ose gjykim”, thuhet se kjo praktikë e Izraelit “është bërë si një shpatë e varur në qafën e të gjithë popullit palestinez”.

Palestinezët “po paguajnë çmim me jetët e tyre pasi burgosen për shkak se në mediat sociale postojnë mendimet tyre në mënyrë paqësore”. Pasi rikujtohet se 13 të burgosur administrativë që ndodhen në burgjet izraelite kanë hyrë në grevë urie, në deklaratë paralajmërohet se “kjo shifër mund të rritet në ditët e ardhshme”.

“Praktika e “burgosjes administrative” të Izraelit

Praktika e burgosjes administrative nënkupton arrestimin e palestinezëve nga Izraeli pa asnjë akuzë në territoret e pushtuara. Palestinezët mund të burgosen deri në 6 muaj pa mësuar akuzën ndaj tyre dhe duke u privuar nga e drejta për mbrojtjen e tyre.

Pas kësaj periudhe, afati i burgosjes së një palestinezi i cili dërgohet në gjykatë ushtarake, por pa dijeni për akuzat, mund të zgjatet vazhdimisht deri në 5 vjet.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë njoftoi se me hyrjen e 6 palestinezëve të tjerë dje në grevë urie, numri i palestinezëve të “burgosur administrativë” që kanë hyrë në grevë në burgjet izraelite ka arritur në 13.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sonte të gjitha rrugët të çojnë në Shkup! “Peace Festival ’23” sjell emrat më aktual të muzikës moderne në sheshin Skenderbeu

Story i radhës

Sekuestrohen 26 kg kanabis në Korçë, arrestohen katër persona

Të fundit nga

ShkoLartë