Pakistani përgatitet për festën kombëtare me rastin e 76-vjetorit të pavarësisë

August 13, 2023
1 minut lexim

Pakistani do ta shënojë nesër festën kombëtare të pavarësisë me një program të pasur dhe me aktivitete publike, raporton Anadolu.

Dita e Pavarësisë në Pakistan është një nga festat më të rëndësishme kombëtare, e cila festohet më 14 gusht, datë kur Muhamed Ali Xhinnah shpalli pavarësinë e vendit në vitin 1947.

Përgatitjet për të festuar 76-vjetorin e pavarësisë janë duke u zhvilluar në të gjithë Pakistanin, me shumë tezga të ngritura në rrugë që shesin flamuj kombëtarë dhe pajisje në ngjyrat kombëtare të gjelbër dhe të bardhë të Pakistanit.

Në kuadër të festës u paralajmëruan gara të shumta sportive, aktivitete kulturore, seminare për procesin e pavarësisë dhe koncerte.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pëlqehet nga Mourinho

Story i radhës

Kurti kujton Hasan Prishtinën: Figura më e kulluara dhe më e kompletuara në historinë politike moderne të shqiptarëve

Të fundit nga

ShkoLartë