pakistani akuzohet per sulmin ndaj universitetit afgan 69ef9e9e92db9

Pakistani akuzohet për sulmin ndaj universitetit afgan

April 27, 2026
1 minut lexim

Sulme me avionë dhe dronë të dyshuar pakistanezë në provincën lindore afgane të Kunar kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha, duke lënë të paktën shtatë persona të vrarë dhe 75 të tjerë të plagosur, mes tyre studentë dhe një profesor i Universitetin  Kunar,.

Sipas BBC, disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa rreth 30 prej tyre janë studentë të universitetit, siç ka bërë të ditur qeveria e drejtuar nga talebanët në Afghanistan.

Sulmet kanë goditur zona pranë kampusit universitar, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.

Një profesor i universitetit i tha BBC-së se ka dëgjuar shpërthime të fuqishme që kanë tronditur të gjithë zonën e kampusit, duke detyruar studentët dhe stafin të largohen me nxitim.

Nga ana tjetër, Ministria e Informacionit e Pakistan ka mohuar kategorikisht se forcat e saj kanë goditur universitetin apo zonat e banuara, duke i cilësuar raportimet si të pavërteta.

Ministria afgane e Arsimit të Lartë ka deklaruar se ndërtesat universitare dhe zonat përreth kanë pësuar dëme serioze si pasojë e sulmeve, duke ngritur shqetësime për sigurinë e institucioneve arsimore në rajon.

Ky incident vjen në një periudhë tensionesh të larta mes dy vendeve, pas një tjetër sulmi ajror të mëhershëm në një qendër rehabilitimi nga droga në kryeqytetin afgan Kabul, i cili sipas të dhënave të OKB ka shkaktuar 269 viktima.

Gjatë muajve të fundit, përplasjet ndërkufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit janë intensifikuar, duke lënë qindra të vrarë dhe të plagosur, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe e paqëndrueshme në kufirin mes dy vendeve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

stervitje e perbashket shba shqiperi me forcave speciale ambasada amerikane ndan pamjet nga zall herri 69ef9e565d58e
Lajmi i mëparshëm

Stërvitje e përbashkët SHBA–Shqipëri me forcave speciale, Ambasada Amerikane ndan pamjet nga Zall Herri

u takuan si studente si filloi romanca e princit william dhe princeshes kate 69efa00365a12
Lajmi i radhës

U takuan si studentë – si filloi romanca e Princit William dhe Princeshës Kate

Të fundit nga

ShkoLartë