Pakica serbe në Kosovë, nuk mund ta imponojë hegjemoninë e saj territoriale mbi vullnetin e shumicës absolute shqiptare..!?

min lexim

Kohërat po ndryshojnë, por edhe ne njerëzit po ndryshojmë.

Tani kemi filluar të jetojmë në njëfarë demokracie liberale që nënkupton sundimin e popullit, ose të shumicës së tij. Kuptimi i kësaj kauze është i qartë. Por, në një shoqëri demokratike pakicat dhe minoritetet e ndonjë grupimi etnik të qytetarëve, duhet të mos lejohen që ta imponojnë vullnetin e tyre mbi shumicën absolute. Shumica duhet t`ua respektojë të drejtat themelore pakicave. Pra ky është principi i të drejtave themelore të popujve, i të drejtave shtetërore dhe demokratike.

Vullneti i çdo minoriteti në krahasim me shumicën, qoftë ai etnik, konfesional, ekonomik, etj., nuk mund ta mbisundojë vullnetin e shumicës, ngase kështu e parasheh thelbi i demokracisë. Ku ka nevojë për vendime të mëdha, atëherë shumica duhet ta përcaktojë kursin e vet demokratik, qoftë edhe me mospajtimin e pakicave. Ne kosovarët, si shumicë mbi 90 % e popullatës shqiptare, i kemi pakicat serbe, boshnjake, turke, ashkali dhe rome, por të cilat gëzojnë të drejta maksimale si askund tjetër në Evropë.

Sipas Kushtetutës sonë jemi të obliguar, njëherë përnjëherë, por jo për gjithmonë që sipas Planit të Ahtisarit, t`i respektojmë standardet dhe kriteret e BE-së, si p.sh. pjesëtarët e pakicës serbe në Republikën e Kosovës kanë privilegje jashtëzakonisht të mëdha, kanë edhe vende të rezervuara në Kuvendin dhe qeverinë e Kosovës, gjë që nuk ndodhë me pakicat në vendet tjera evropiane.

Serbët si pakicë e shpërndarë në territorin tonë, sidomos ata në veri, në katër komuna veriore, fillim e mbarim kanë shprehur pakënaqësitë dhe kundërshtitë e tyre ndaj pavarësisë së Kosovës sipas urdhrave të Serbisë, kanë iniciuar ndarjen e veriut, njëherë me qeverisje me kompetenca ekzekutive e deri tek ndarja e asaj pjese të Kosovës dhe bashkëngjitjen e saj Serbisë hegjemoniste.

Serbët lokalë gjithnjë kanë tentuar që me forcë ushtarake nga brenda dhe me ndihma nga Serbia dhe Rusia fashiste e Putinit ta shkëpusin veriun nga Kosova.

Shteti ynë gjithnjë u përpoq që sa më shumë t`i afrojë ata. U rindërtua edhe ura e Ibrit me qëllim që të bashkohet Mitrovica veriore me atë jugore, dhe pasi u ndërtua ura serbët e vendosën bustin e Car Llazarit aty pas urës me dorë dhe gisht të ngritur kah jugu i Mitrovicës, bile as qielli andej urës nuk shihet nga flamujt e Serbisë. Asnjë flamur i shtetit kosovar dhe i ta kalosh urën mendon se je midis Shumadisë apo në Beograd. Këtyre ditëve u panë ca flamuj tonë në lagjen e boshnjakëve. Kjo tregon më së «miri» bashkëjetesën e përbashkët me serbët. Armiqtë më të mëdhenj të Kosovës në veri janë “Lista serbe” e dirigjuar nga Vuçiqi. Ata nuk e paramendojnë bashkëjetesën me shqiptarët, e duan Mitrovicën e Veriut, por më së shumti e duan Trepçën me pasuritë e saj. Ata në Serbi kanë qindra fshatra pa asnjë banorë, por me çdo kusht duan të grabisin pasuritë e Trepçës.

Edhe presidenti Ibrahim Rugova që në vitin 1992 thoshte, se: «Serbët duan ndarje, ku secila tokë me pasuri natyrore t`iu takojë atyre. Atëherë neve do të na mbesnin vetëm tokat e pa vlerë. Ne nuk biem pre e këtyre politikave»..!

Atëherë ish kryeministrit anglez, Tony Blair, me 1999 thoshte: «Lufta kundër serbëve nuk është më vetëm një konflikt ushtarak. Kjo është një betejë në mes të mirës dhe të keqes, në mes të qytetërimit dhe barbarizmit:»!

Dhe në fund po e përmendi një thënie të kandidatit për president të Amerikës, Joe Biden «Jemi të gatshëm të qëllojmë çdo kënd, i cili i prek shqiptarët në Ballkan», video Alamakos.com (« E djathta e bashkuar me 24. gusht 2020.)

Story i mëparshëm

Keni thonj të verdhë? Nga çfarë shkaktohet dhe si ta trajtoni

Story i radhës

Zhvillime dramatike/ Rusia sulmon Evropën, dy raketa ruse godasin Poloninë- vdesin dy persona

Të fundit nga