Pakica etnike serbe në Kosovë dhe pakica etnike finlandeze ne Suedi

December 1, 2022
min lexim

Gadishulli ballkanik dhe gadishulli skandinavik, duke i takuar të njëjtit kontinent, Europës, njëri në veri e tjetëri në jug, a kanë ligje të njëjta dhe si zbatohen ligjet ndërkombëtare në këta dy gadishuj? Si jeton pakica etnike serbe në Kosovë dhe si jeton pakica etnike finlandeze në Suedi, në të njëjtin kontinent, por në dy gadishuj të ndryshëm? Vallë, a duhet të vlejnë të njëtat rregulla dhe ligje për të dy gadishujt, apo secili gadishull të ketë rregulla e ligjet e veta, edhe kur kundështojnë njëra tjetrën dhe shkaktojn kaos në rendin shtëpiak? Madje edhe të kenë të atilla sjellje e rregulla që bazohen në forcë, raporte kolonialiste, ekploatim dhe agresion e ligjet e xhunglës (i forti e përpin të dobëtin), karakteristikë themelore okupuese e kolonialiste, nga okupatorët e kolonialistët deri tani të realizuara edhe me gjenocide.

Në veri të Suedisë (qyteti Kiruna dhe rreth tij) jeton pakica etnike finlandeze. Ai territor është shumë i pasur me xehërore (hekur). Kur ky hekur përpunohet në mënyrë të vecant fitohet celiku më i mirë në botë që i jep hov të madh zhvillimit ekonomik të shtetit suedez. Suedezët janë autokton. Por Finlanda kurrë nuk ka zhvilluar luftë dhe gjatë historisë nuk ka treguar pretendime e përpjekje të okupimit, e lakmi të kolonializimit të atij territori dhe të eksploatimit të asaj pasurie nëntokësore marramendëse. Pakica etnike finlandeze që jeton në Suedi i gëzon të gjitha të drejtat minoritare dhe, që është kryesore e jashtëzakonisht me rëndësi për situatën, ajo është lojale shtetit të Suedisë. Lojaliteti ndaj shtetit i bënë ata të dashur nga suedezët. Finlanda për atë pakicë është të thuash “vend turistik”. Por as Finlanda nuk i keqpërdor ata si mjet për trazira. Pakicën etnike finlandeze në Suedi nuk e mbron Finlanda. Ata i mbron Suedia me ligjet suedeze. Jetojnë bashkarisht të barabartë e në harmoni me suedezët autokton, të lumtur dhe në mirëqenje të njëjtë dhe përpiqen bashkarisht ta zhvillojnë ekonomin e vendit.

Në Kosovë, kryesisht në veri, dihet se jeton pakica etnike serbe. Shqiptarët janë autokton. Ndërkaq pakica etnike serbe janë ardhacak. Dihet se Kosova poashtu është e pasur me pasuri të mëdha nëntokësore dhe mbitokësore. Pakicës etnike serbe në Kosovë me kushtetutë të Kosovës u janë të garantuara të gjitha të drejtat minoritare sipas ligjeve ndërkombëtare, më shumë se të gjitha pakicave tjera në botë. Madje, përtej reciprocitetit, ajo gëzon pakrahasimisht shumë më tepër të drejta sesa pakica etnike shqiptare në Luginën e Preshevës në Serbi.

Këtu vërehet edhe fakti tjetër që është me relevancë të vecant e që duhet gjithësesi të merret parasysh kur shiqojmë qëndrimin e Serbisë ndaj pakicave në tërë gadishullin. Pakica etnike serbe në Kosovë, pra, janë ardhacak nëpërmjet kolonializimit gjenocidal të Serbisë, si vazhdimësi e territorit të Pashallukut të Beogradit. Kurse pakica etnike shqiptare në Luginën e Preshevës janë autokton dem baba dem. Rezulton, pra, absurdi në kulm: Kosova bujare dhe me favore ligjore për pakicën etnike serbe në Kosovë, edhepse janë ardhacak (përshëndetje kësaj sjellje të Qeverisë Kosovës në shërbim të paqës !); përkundrazi, Serbia diskriminatore ndaj pakicës etnike shqiptare në Luginën e Preshevës, edhepse janë autokton dem baba dem. Pra paradoksalisht, ardhacaku shtyp autoktonin. Hegjemonizmi nuk ka si të duket më ndryshe e si të jetë më agresiv.

Normalisht pakica etnike serbe në Kosovë, krahasuar me pakicën etnike finlandeze në Suedi, pritet të jetë lojale shtetit të Kosovës. Por Serbia manipulon me këtë pakicë. Serbia nuk sillet sikur Finlanda. Serbia pengon fuqishëm integrimin e pakicës etnike serbe në institucionet e Kosovës dhe në jetën e përditëshme. Serbia mendon dhe bënë plan hegjemonist cfarë le të jetë lojaliteti dhe cfarë është mjeti për pëfitime të veta. Respektivisht, pakica etnike serbe në Kosovës të mos shpreh lojalitet dhe njëherit të shfrytzohet shansa dhe përdorën si mjet. Serbia dirigjon nga Beogradi dhe e keqpërdor këtë pakicë nëpërmjet disa udhëheqësve e eksponentëve të Serbisë në Kosovë, të korruptuar që të jenë të përshtashëm për instrumentalizim luftënxitës dhe prandaj të beneficuar e pasuruar tolerueshëm e jashtëligjshëm në Kosovë, dhe i përdor këta individ si mjet për të shkaktuar trazira dhe madje të nxitë luftë në Kosovë, nën preteksin se Serbia kinse i mbron serbët në Kosovë. Por në fakt, Serbia kolonialiste, okupuese e gjenocidale shekullore, e llastuar dhe gjithnjë e përkrahur padrejtësisht në Europë nga Fuqitë e Mëdha të atyre kohërave, edhe sot si dikur, në luftë shef pëfitime territoriale për vedi që e bënë atë objektivisht tepër të rrezikshme dhe agresive në rajon.

Pakica serbe në Kosovë dihet se nuk është aspak e rrezikuar nga shqiptarët. Ata nuk kanë as më të voglën nevojë t ´i mbron Serbia. Ata i mbron Kosova, i mbronë ligji, i mbron kushtetuta e Kosovës. Por Serbia, kinse duke i mbrojtur ata, në fakt përpiqet ta riokupojë Kosovën. E dëbuar nga shqiptarët me forcë e me sakrifica dhe gjak nga Kosova, pas gjenocideve zinxhirore gjatë dy shekujëve me rradhë ndaj shqiptarëve për qellime hegjemoniste, okupuese e kolonialiste, Serbia e sotit, nga mendësia e Pashallukut të Beogradit që ishte në fillim, atij dimensioni shtetëror atëherë të tij në veri dhe më vonë hegjemonizmit tradicional e akoma më të përforcuar më vonë nga ideologjia fashiste gjenocidale, përpiqet sot të zgjerohet në jug e të futet përsëri në Kosovë dhe ta riokupojë Kosovën, ta rikolonizojë ose së paku kërkon ndarjen e Kosovës, që një pjesë të saj të ia bashkangjes Serbisë e cila në fillim ishte larg, shumë larg në veri si Pashalluk i Beogradit.

Lakmia dhe orekset për territore të reja e më të reja e për pasuritë e mëdha nëntokësore dhe mbitokësore të Kosovës e bënë Serbinë hegjemoniste edhe më agresive e të tërbuar deri në shkallë gjenocidale. E zbritur me gjenocid nga Pashalluku i Beogradit në veri, deri në jug në kufi me Kosovën, Serbia okupatore e kolonialiste mendon se tani janë krejt afër bërthamës së pasurive të mëdha nëntokësore e mbitokësore (Trepca dhe Ujmani) të Kosovës dhe pikërisht është koha kur duhet fokusuar dhe deri në maksimum të përdoret forca. Ose tani, ose kurrë! Forca!! Prandaj ajo armatoset pa u rrezikuar fare nga askush. Pra, forca të jetë propocionale me plackën. Sa më e madhe të jetë pasuria, aq më i tërbuar është agresiviteti i plackitësit dhe forca e arrinë maksimumin e saj.

Pikërisht nga kjo shkallë e lakmisë plackitëse për këtë pasuri dhe ndihmës e rolit të kishës ortodokëse serbe (edhe ajo për zgjerim nacional e religjioz të saj) si dhe ndihmës nga Rusia e interesi i saj që të ketë kjo ndikim vendimtar në Ballkan dhe të jetë sa më afër mesdheut, rreziku që Serbia të ndez përsëri luftë është edhe më real, nëse ky territor nuk mbahet nën kontrollin ndërkombëtar. Prandaj marrëdhënjet në mes Kosovës dhe Serbisë sot nuk kanë vetëm dimensionin bilateral por kështu problemi merr karakterin kontinental dhe ndërkombëtar të paqës në botë. Vetëm veprimi i qartë e decidiv, i fuqishëm e i pakompromis i faktorit ndërkombëtar duke e ballafaquar Serbinë, periodikisht luftëndezëse, me pasojat që do të ketë në rast se ndez përsëri luftë në Ballkan, është mënyra më e sigurët që problemet eventuale nëse ekzistojnë të adresohen dhe të zgjidhen sipas ligjeve ndërkombëtare dhe ashtu të ruhet paqa dhe qetësia në Ballkan. Shiquar realisht ashtu do t´i ndihmohej edhe vetë Serbisë dhe demokratizimit e përparimit e të lulëzimit të saj dhe gjeneratave të reja në Serbi.

Në këtë mënyrë këta dy gadishuj, njëri në veri të Europës dhe tjetëri në jug, nëse ai në veri për tjetrin në jug merret të jetë si shembull edhe i jetës së pakicës etnike dhe lojalitetit të saj, do të reflektonin ashtu barazi të pakicave etnike në shkallë ndërkombëtare nga veriu në jug, respektim të ligjeve pozitive për të drejtat e njeriut, homogjenitet juridik dhe politik kontinental në tërë hapsirën nga veriu në jug të Europës, do të ecnin me hapa të njëjtë dhe me ligje e rregulla e standarde të njëjta pa u rrezikuar fare qetësia, rendi botëror, paqa dhe siguria në botë. Ashtu të dy pakicat në të dy anët e kufijëve ndërshtetëror do të merrnin rolin primar të tyre që kanë pakicat dhe bëhen urë e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit në mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Kurse komuna e Mitrovicë të fillojë përgaditjet për binjakëzimin e Mitrovicës dhe Kirunës në Suedi.
 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Disa kompani të mishit ulën çmimet, disa tjera refuzuan sepse kanë fotovoltaikë

Story i radhës

Nuredini: Kontejneri i parë me tokë të kontaminuar nga OHIS është nisur për në Gjermani

Të fundit nga

ShkoLartë